Transmetuar më 15-12-2025, 14:48

Me bukë shumëkokrrëshe dhe përbërës të thjeshtë, përgatisim një finger food ideal për festa, pritje ose edhe për një aperitiv të shijshëm në shtëpi

A mund të bëjnë disa feta buke dhe një sallatë e thjeshtë toni përshtypje të madhe te të ftuarit? Absolutisht po. Bruketat janë prova se shija e vërtetë vjen nga përbërësit e thjeshtë dhe kombinimet e zgjuara. Janë të shpejta, të lehta për t’u përgatitur dhe perfekte për një tavolinë festive, një bufet apo për të shoqëruar një gotë verë para vaktit kryesor.

Si pjesë e traditës italiane cucina povera, brusketa përgatitet në pak minuta, përshtatet me shumë shije dhe zakonisht pëlqehet nga të gjithë. Kjo version që po ju propozojmë është pak më ndryshe dhe shumë e freskët.

Brusketa festive me ton, kaperi dhe kastravec

Për 10 brusketa

Përbërësit

5 feta bukë shumëkokrrëshe, të ndara në dy pjesë

1 kuti ton në ujë, i kulluar mirë

2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë gjelle majonezë

1 lugë çaji mustardë

Lëngu i gjysmës së një limoni

Një majë nenexhik i thatë

1 lugë gjelle kaperi, të shpëlarë nga kripa

Kripë, sipas shijes

Piper i zi i sapobluar

1 kastravec, i prerë në feta shumë të holla

2 rrepa të kuq, të prerë hollë

5 domate qershi, të ndara më dysh

2 lugë gjelle çatni qepe (opsionale)

Përgatitja

Fillimisht, fërgojmë lehtë fetat e bukës në toster ose në furrë derisa të bëhen krokante dhe i vendosim në një pjatë shërbimi.

Në një tas përziejmë vajin e ullirit, majonezën, mustardën dhe lëngun e limonit derisa të formohet një krem homogjen. Shtojmë tonin, kaperin, pak kripë dhe piper të bollshëm. I përziejmë mirë me lugë ose tel kuzhine.

Masën e përgatitur e shpërndajmë mbi fetat e bukës. Sipër çdo bruskete vendosim disa feta kastraveci, një fetë të hollë rrepe, pak çatni qepe (nëse përdorim) dhe gjysmë domate qershi.

I mbulojmë me qese ushqimore dhe i ruajmë në frigorifer deri në momentin e servirjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit