

Policia Rrugore ka gjobitur qindra drejtues mjetesh në 48 orët e fundit, për shkelje të ndryshme, si ajo e mosrespektimit të radhës në trafik, duke shkaktuar kaos në rrugë.
Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, gjatë 48 orëve të fundit: u konstatuan 524 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat u ndëshkuan me masa administrative; u arrestuan ose proceduan penalisht 12 shtetas, të cilët nëpërmjet manovrave me mjete, rrezikuan rëndë shëndetin/jetën e përdoruesve të rrugës”, tha policia.
Ndër masat e vëna: 85 ishin për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, krijuan situata kaotike në trafik dhe rrezikuan lëvizjen e mjeteve të tjera; 179 ishin për mosvendosje të rripit të sigurimi, gjatë drejtimit të automjetit; 260 ishin për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
“Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo manovre, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Kontrollet vijojnë çdo ditë, në të gjitha akset e qarkut”, tha policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






