Transmetuar më 15-12-2025, 14:21

Rom%- Tubimin vjetor të partisë së saj, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e mbylli me thirrjet jo vetëm për mbrojtjen e arritjeve të qeverisë së saj, por edhe drejtuar Europës të forcojë aftësitë e veta mbrojtëse, sidomos në kohën kur administrate e Donald Trumpit po lëshon sinjale të një ndryshimi të strategjisë së saj të sigurisë, dhe një tërheqjeje të mundshme nga angazhimet në kontinentin e vjetër.

Nga Castel Sant’Angelo në Romë, Meloni deklaroi se Trump e kishte bërë të qartë se SHBA-të kanë ndërmend të shkëputen nga Europa dhe se europianët duhet të jenë të përgatitur.

“Trump e ka pohuar me shumë vendosmëri se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmend të shkëputen dhe europianët duhet të organizohen për të mbrojtur veten. Për tetëdhjetë vjet ne ia kemi dorëzuar sigurinë tonë SHBA-së duke u shtirur se ishte falas, por kishte një çmim për t’u paguar dhe ky çmim quhet kushtëzim. Liria e ka një çmim”, tha Meloni.

Komentet e Melonit vijnë në mesin e tensioneve midis BE-së dhe administratës Trump. Kryeministria italiane i hodhi poshtë pretendimet se ka një krisje në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Megjithatë, sërish apeloi për një strukturë mbrojtëse europiane më të fortë, e të aftë të angazhohet me fuqitë globale në kushte të barabarta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit