Transmetuar më 15-12-2025, 11:58

Tiranë- Janë zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama u ka dhënë disa porosi deputetëve socialistë në prag të angazhimeve politike dhe parlamentare.

Kryeministri ka theksuar rëndësinë e pranisë së deputetëve në zonat ku janë zgjedhur, duke u kërkuar që të jenë më aktivë në terren dhe në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar që vëmendja e deputetëve të fokusohet në ligjet prioritare, veçanërisht ato që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të Kuvendit në këtë fazë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit