

Tiranë- Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas zgjedhjes së Avokatit të Ri të Popullit, Endri Shabani, duke theksuar se kandidatura vjen nga radhët e opozitës dhe se procesi u realizua përmes votimit në Kuvend.
“E uroj Avokatin e Ri të Popullit. Të enjten duhet të vijë për betimin në Kushtetutë. Është një kandidaturë që vjen nga opozita dhe për t’u zgjedhur duheshin edhe votat tona. Ky është një nga rastet më të mira të zgjedhjes së Avokatit të Popullit”, u shpreh Balla.
Ai shtoi se opozita kishte paraqitur gjashtë kandidatë për këtë post dhe se mazhoranca kishte vendosur të mbështeste një prej tyre. Sipas Ballës, përplasjet mes forcave opozitare janë përgjegjësi e tyre.
“Kemi qenë të qartë që do të votonim një nga kandidatët e propozuar nga opozita. Fakti që ka përplasje mes tyre tregon se përgjegjësia është e tyre”, përfundoi Balla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






