Transmetuar më 15-12-2025, 11:41

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publike mesazhin që i la ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Në deklaratën e sotme për shtyp, ai thotë se Dumani kishte marrë prokurë nga gjykatësja Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.

Berisha zbulon për mediat mesazhin drejtuar Dumanit, duke i kujtuar atij se një ditë drejtësia do të flasë për veprat e tij të rënda penale.

"Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lashë: “Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”,: tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit