

Elbasan | Konflikt mes vëllezërve për motive të dobëta, një i arrestuar
Një konflikt familjar ka përfunduar me pasoja në Elbasan, ku një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij me mjet prerës.
Ngjarja u zbulua pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për ndihmë mjekësore një 46-vjeçar, i cili kishte dëmtime në dorë.
Pak pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan nisën veprimet për zbardhjen e rrethanave.
Nga hetimet rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Behar Haka, 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin A. Haka, 46 vjeç. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës së 35-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës që dyshohet se është përdorur në ngjarje, si edhe disa fishekë arme gjahu.
Policia nuk konfirmoi shkakun e qartë të ngjarjes duke u mjaftuar të thotë se ndodhi për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






