

KUKËS- Një 24- vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritet e Kosovës e më pas është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në Kukës. S.Ç. , banues në fshatin Borje ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë me arrest në burg. 24-vjeçari pritet të ekstradohet nga Interpol Tirana për vepren penale "Vjedhje e rëndë".
Njoftim i policisë:
“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit”/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






