

LOS ANGELES- Nick Reiner , djali i regjisorit të famshëm amerikan Rob Reiner, është në qendër të hetimit për vdekjen e prindërve të tij, pasi raportohet të jetë i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së dyfishtë që po trondit Hollywoodin. Rob Reiner dhe gruaja e tij Michelle Singer u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të dielën, më 14 dhjetor, me autoritetet që hetojnë rrethanat e krimit dhe raportet e emërojnë djalin e tyre si një autor të mundshëm, pa konfirmim zyrtar nga policia deri më tani. Sipas mediave të huaja, Rob Reiner dhe Michelle Singer ishin të martuar për 35 vjet dhe lanë pas katër fëmijë, dy djemt Jack dhe Nick dhe vajzat, Romy dhe Tracy Reiner, vajzën e Rob Reiner nga martesa e tij me të ndjerën Penny Marshall. Beteja me varësinë
Nick Reiner ka folur hapur në të kaluarën për problemet serioze të varësisë nga droga me të cilat është përballur që nga adoleshenca. Ai ka lindur më 14 shtator 1993 dhe, siç ka zbuluar vetë, ka hyrë në një qendër rehabilitimi për herë të parë rreth moshës 15 vjeç. Deri në vitin 2016, ai kishte kaluar nëpër qendra rehabilitimi më shumë se një duzinë herë. Në deklaratat që bëri në vitin 2016, sipas revistës People, ai e përshkroi jetën e tij si i pastrehë në shtete si Maine, New Jersey dhe Texas. Siç shpjegoi ai, arsyeja pse jetonte në rrugë ishte sepse kishte vendosur të mos vazhdonte me programet e rehabilitimit që i ofroheshin.
Preokupimi me shkrimin. Filmi "Being Charlie"
Ndërsa luftonte me varësinë, Nick Reiner iu drejtua shkrimit. Ai shkroi skenarin për filmin "Being Charlie ", i cili ishte bazuar lirshëm në jetën dhe përvojat e tij personale. Filmi u drejtua nga babai i tij, Rob Reiner, i cili deklaroi në media se ishte filmi më personal që kishte drejtuar ndonjëherë. Vetë Nick, duke folur gjatë promovimit të filmit, iu referua "viteve të errëta" të jetës së tij, duke thënë se kur ishte larg shtëpisë, mund të kishte humbur jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






