Transmetuar më 15-12-2025, 09:37

PESHKOPI- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një grua ka mbetur e plagosur.

Ngjarja që shihni në foto ka ndodhur sot rreth orës 09:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Q.Q., 59 vjeç, dhe E.M., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është lënduar një pasagjere, gruaja e të riut 30 vjeçar, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit