

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Los Angeles, ku autoritetet amerikane po hetojnë vdekjen e regjisorit të njohur Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michelle.
Sipas mediave amerikane, çifti u gjet pa shenja jete në banesën e tyre, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende objekt hetimi nga policia lokale. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi shkaqet, duke bërë të ditur se hetimet janë në fazë paraprake.
Burime mediatike raportojnë se po shqyrtohen disa pista hetimore, por deri në këto momente nuk ka një deklaratë zyrtare përfundimtare lidhur me përgjegjësinë apo motivet e ngjarjes.
Rob Reiner, 78 vjeç, ishte një nga figurat më të njohura të kinematografisë amerikane. I lindur në New York City, ai u bë i famshëm fillimisht si aktor në serialin e njohur televiziv All in the Family, për t’u afirmuar më pas si regjisor dhe producent i suksesshëm.
Që nga vitet 1980, Reiner ka realizuar disa nga filmat më të vlerësuar të kinemasë moderne amerikane, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në industrinë e filmit.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët dhe ditët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






