Transmetuar më 15-12-2025, 08:29

Komisariati i Policisë Shkodër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Traces”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin K. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autor i djegies së dy automjeteve në pronësi të shtetasve Z. K. dhe A. D.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 09.12.2025.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në djegien e automjeteve.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri mitraloz i lehtë, municion luftarak, një sasi lënde narkotike kanabis, si dhe veshjet e përdorura gjatë vendosjes së zjarrit.

Policia bën me dije se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit