

TURQI – Goli i Ernest Muçit kundër Konyaspor në javën e 14-të të sezonit u zgjodh goli i muajit nëntor nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit.
Sekretari i përgjithshëm i Federates Turke, Sami Karaman i dorëzoi sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Ernest Muçit çmimin e tij para ndeshjes me Beşiktaş, ku talenti shqiptar sërish realizoi një tjetër supergol.
Ai shënoi një tjetër gol mjaft të bukur përballë ish-skuadrës së tij Beşiktaş në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3.
Kur ndeshja ishte 0-2, sulmuesi kuqezi arriti të tregojë talentin e tij në fushën e lojës për të rihapur ndeshjen dhe në fund të dy skuadrat u mjaftuan me nga një pikë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






