Transmetuar më 14-12-2025, 20:15

Një burrë në moshë të thyer është vënë në pranga sot nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë pasi akuzohet se ka përdhunuar një femër e cila duket se nuk kishte asnjë mundësi të mbrohej.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 thanë se arrestuan shtetasin B. D., 71 vjeç, për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Plaku u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 35-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit