

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqan 1, ku gjatë kryerjes së punimeve, rreth orës 10:30, shtetasi Halil Picari, 64 vjeç, punëtor për punime hidraulike, ka rënë nga një lartësi dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Pas njoftimit të marrë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 18:00, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Avni Mekshi, 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore ku po kryheshin punimet.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






