

Pas postimit të një fotoje nga spitali, lajmet se moderatorja kishte pësuar aksident po qarkullonin gjithandej
Ish-banorja e BBV 1 dhe moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar se kishte pësuar një aksident të rëndë.
Pas postimit të një fotoje nga spitali, lajmet se moderatorja kishte pësuar aksident po qarkullonin gjithandej. Einxhel ka reaguar me një insta-story duke sqaruar se nuk kishte pësuar asnjë aksident por kishte thyer këmbën teksa hapte dhuratat e të birit në shtëpi.
“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës dhe sapo të rikuperohen do të kthehem në shtëpi të fëmijët e mi”, shkruan Einxhel.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






