Transmetuar më 14-12-2025, 18:40

SHKODER – Vllaznia ka hedhur një tjetër hap të gabuar në kampionat, duke barazuar 1-1 me Bylisin në javën e 16-të të Superiores. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” nisi mirë për të besuarit e Edi Martinit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 39’ me Kallakun.

Barazimi erdhi në minutën e 55’, kur Mustapha tundi rrjetën për ballshiotët.

Më pas, rezultati ngeli i pandryshuar deri në fund të takimit, me ballshiotët që i gëzohen një pike të rëndësishme kundër një prej pretendentëve për titull.

Vllaznia shkon kështu në pesë ndeshje pa fitore dhe tani rrezikon të dalë jashtë zonës së “Final 4”, pasi numëron 26 pikë në vendin e katërt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit