Transmetuar më 14-12-2025, 18:03

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas përgjigjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit lidhur me ngjarjen e ndodhur më 20 nëntor 2025, kur tre hetues të BKH-së janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Në reagimin e tij Kryeministri i përgjigjet BKH-së, e cila hodhi poshtë deklarata e Ramës se atë ditë nuk ka pasur asnjë përplasje me punonjësit e Gardës, por një nga oficerët e Byrosë Kombëtare ka kërkuar sqarim. Rama thekson se ai nuk i kritikoi oficerët e BKH për armëmbajtje pa leje, por për padijen etike dhe ligjore që i shtyu të donin të hynin në kryeministri me patllake siç e thonë edhe vetë në deklaratë.

Rama shtoi ndër të tjera se nëse ky do të ishte një rast i izoluar, nuk do ta kishte përmendur publikisht, por sipas Kryeministrit episodi është pjesë e një serie problematikash që tregojnë boshllëqe etike dhe profesionale në disa struktura të drejtësisë së re. Në fund Rama shtoi se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit