

PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në në rrugën e Gjilanit, në Prishtinë. Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar pesë persona. Siç raportojnë mediat e Kosovës, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta duke arrestuar katër persona të dyshuar dhe duke sekuestruar armët e përdorura në këtë ngjarje.
Gjithashtu policia ka arritur të identifikojë dhe të kapë edhe personin e pestë të dyshuar, nga i cili është sekuestruar një tjetër armë. Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në komisariat për 48 orë, duke u akuzuar për veprat penale të përdorimit të armëve apo mjeteve të rrezikshme, mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve. Ndërkohë hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur ngjarjen
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






