Transmetuar më 14-12-2025, 17:44

Grabitje e dhunshme në Kamëz: Policia ndalon Marash Aliaj, në kërkim Elton Hunda dhe Genc Logu

Tiranë – Komisariati i Policisë Nr. 6 ka finalizuar operacionin e koduar “Reaction”, duke zbardhur një ngjarje të ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”.

Sipas njoftimit zyrtar, tre shtetas, Marash Aliaj, Elton Hunda dhe Genc Logu, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shitësit të një biznesi (tabachino), duke i marrë një shumë prej 100 000 lekësh të rinj.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, Policia ka bërë të mundur ndalimin e Marash Aliaj, 33 vjeç, ndërsa Elton Hunda, 35 vjeç dhe Genc Logu, 34 vjeç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë ndërhyrjes në rrugën “Sabaudin Gabrani”, Marash Aliaj ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se të tre shtetasit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave kundër personit dhe pronës.

Hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme që mund të jenë kryer nga këta shtetas, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit