

Sidney, 14 Dhjetor 2025 – Autoritetet australiane kanë konfirmuar se 12 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një sulmi armatosur në plazhin Bondi të Sidneyt. Ngjarja ndodhi gjatë një eventi të Hanukkah, kur një grup personash u sulmua nga një ose më shumë autorë të armatosur.
Njëri nga autorët mbeti i vrarë, ndërsa tjetri u plagos rëndë. Ekzistojnë dyshime për përfshirjen e një personi të tretë. Njëri prej autorëve të identifikuar është Narvind Akram, 24 vjeç, nga Bonnyrigg, jugperëndim i Sidneyt. Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Mes të plagosurve është edhe Arsen Ostrovsky, kreu i zyrës së Sidneit të Këshillit të Çështjeve Australi/Izrael. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën e ngjarjes dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të sigurisë.
Ambasadori i Izraelit në Australi, Amir Maimon, tha se numri i viktimave mund të jetë më i lartë se raportuar dhe bëri thirrje për vëmendje dhe bashkëpunim me autoritetet. Ai gjithashtu theksoi se komuniteti hebre në Sydney ka përjetuar një seri kërcënimesh dhe incidenteve gjatë javëve të fundit, por ky sulm mbetet i pazakontë për shkallën dhe intensitetin e tij.
Policia dhe autoritetet e sigurisë po vijojnë hetimet për të identifikuar plotësisht autorët, motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Mass Shooting at Bondi Beach, SydneyGRAPHIC ⚠️ pic.twitter.com/p5JMnyTuH3
— RB. (@rahul4bisht) December 14, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






