

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Angli, pasi u kthye në Shqipëri për të vuajtur dënimin është rikthyer përsëri ilegalisht në Angli dhe përsëri është përfshirë në krim.
Sipas gazetës The Sun on Sunday, ky është Flamur Topalli ndaj të cilit ka nisur procesi ekstradimit nga Londra drejt Tiranës.
Topalli i dënuar me 16 vite burg, me origjinë nga Dibra, ishte liruar nga burgu në 2020-tën, me kushtin e paraqitjes në shërbim prove. Por ai u largua ilegalisht drejt Anglisë.
Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrate Court iu tha se Flamur Topalli kërkohet nga drejtësia shqiptare për tu rikthyet në burg e vuajtur dy vite burg. Top Channel mëson se për momentin procesi ekstradimit është ndalur.
Flamur Topalli bashkë me dy shqiptarë të tjerë ka dalë përpara gjykatës së kurorës në Portsmuth nga ku ka pranuar akuzat për prodhim kanabisi dhe pritet ti jepet masa e dënimin në Janar.
Flamur Topalli së bashku me dy shqiptarë të tjerë vëllezërit Vionest dhe Ermir Dema nga klani kriminal Dema, që vepronin në jug të Anglisë në qytetin Brighton në Maj 2004 u përfshinë në vrasjen e 25 vjeçarit Altin Molita, roje sigurie në një lokal nate.
Molitën e goditën disa herë me thikë pasi ai nuk i la të hynte në lokalin e natës ku punonte.
Flamur Topalli u transferua për të vuajtur dënimin në Shqipëri dhe kur i kishin mbetur dy vite burg për të vuajtur gjykata e Dibrës ia pranoi kërkesën për tu liruar me kusht.
Apeli i dha të drejtë prokurorisë për ta rikthyer në burg Topallin por ishte shumë vonë pasi ai ishte larguar ilegalisht nga territori Shqipërisë për tu futur përsëri ilegalisht në Angli.
Si u vra barbarisht Altin Molita në Hove, East Sussex.
Sipas një shkrimi të BBC në Mars 2005, tre shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen “e qëllimshme dhe brutale” të një rojtari nate të një klubi.
Altin Molita, 25 vjeç, një azilkërkues të cilit i ishte mohuar azilkërkimi, u godit me thikë 20 herë në makinën e tij në Palmeira Square, Hove, East Sussex.
Vionest Dema, 32 vjeç, i cili e pranoi vrasjen, u dënua me burg me një minimum prej 17 vjetësh e gjashtë muajsh në Old Bailey, gjykatën e krimeve të rënda në Londër.
Vëllai i tij Emir, 28 vjeç, dhe Flamur Topali, 32 vjeç, të cilët u shpallën fajtorë në Gjykatën e Kurorës në Lewes u njoftuan se do të vuajnë të paktën 16 vjet burg.
Altin Molita, i cili punonte në klubin Pussycat në Hove, vdiq më 1 maj 2004.
Ai u godit me thikë në këmbë me një thikë 25 cm, pasi u zu në pritë jashtë klubit, pas një armiqësie të gjatë me Vionest Demën, i cili drejtonte një kafene në Queen’s Road, Brighton.
Jurisë në Gjykatën e Kurorës në Lewes iu tha se dëshmitarët e panë atë duke u ndjekur me makinë dhe më pas duke u sulmuar.
Vëllezërit Dema u arrestuan dy ditë më vonë, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Britania, të fshehur në pjesën e pasme të një kamioni në Dover.
Duke shpallur dënimin, z. Justice Bell u tha atyre: Kjo ishte një vrasje e qëllimshme dhe brutale, e kryer në vazhdën e një gjakmarrjeje, e ekzekutuar në dy vende në një rrugë të ngarkuar të Hove-it, me një numër të konsiderueshëm qytetarësh që respektojnë ligjin përreth.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






