Transmetuar më 14-12-2025, 13:57

Katerina Goga, konkurrente e “Për’puthen” ishte e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku foli për marrëdhënien me Arnoldin dhe planet për t’u bërë prindër. Katerina pohoi se është e dashuruar me Aronldin dhe se do të donte që të kishte një fëmijë më të. Pas kësaj, ajo u surprizua nga Arnoldi me praninë e tij në emision.

Kjo javë do të jetë plot fat për këto dy shenja të horoskopit

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Si po shkon marrëdhënia është dashuri e vërtetë?

Katerina: Unë nuk them gënjeshtra dhe as aktroj. Po! Jam e dashuruar me Arnoldin.

Po ai me ty?

Katerina: Është, por… ka një mënyrë tjetër ai, që nuk e tregon shumë. Është më i tërhequr dhe nuk e jep veten. Më pëlqejnë gjërat e vështira. Mami e ka takuar Arnoldin, më ka thënë ‘Katerina ky është në shijet e tua’. Edhe babit do t’i pëlqente besoj, kanë ngjashmëri.

Kjo marrëdhënie është konsoliduar. Por ti nuk je shtatzënë?

Katerina: Se di, çdo muaj nuk e di nëse jam apo s’jam. S’kam bërë kontrolle.

Do kishe dëshirë të kishit një fëmijë bashkë?

Katerina: Gjithmonë doja të kisha një fëmijë. Sot me Arnoldin? Po, do të doja, do të ishte shumë herët, por do të ishte e mirëpritur nga ana ime.

Arnoldi: Ne kemi tentuar shumë herë. Kemi bërë padashje. Por edhe po erdhi, e urojmë që të vijë, Zoti po na i solli, e mirëpresim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit