

Australi – Një incident i rëndë është regjistruar në Bondi Beach, ku autoritetet australiane konfirmojnë se 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi me armë zjarri.
Sipas policisë, një nga autorët e dyshuar ka humbur jetën gjatë ngjarjes, ndërsa një tjetër ndodhet në spital nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, pasi ka mbetur i plagosur. Gjatë incidentit janë plagosur gjithashtu dy efektivë policie.
Menjëherë pas ngjarjes, zona është rrethuar dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin plazhin dhe zonat përreth, si dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.
Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit, ndërsa forcat e sigurisë vijojnë të jenë të pranishme në zonë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






