Transmetuar më 14-12-2025, 11:03

Oficerët të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar në Kryeministri dhe atje ka ndodhur përplasje me Gardën Kombëtare. Fakti është pohuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai pranoi se BKH kishte shkuar në godinën e qeverisë që ai drejton dhe pohoi përplasjen mes BKH dhe Gardës duke mbajtur qëndrim të ashpër.

"… protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës".

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë dhe u zbulua sot nga Rama duke mbajtur një qëndrim sa kritik e sulmies, aq edhe paralajmërues:

"Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit." /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit