

Fitore 2-0 e Leverkusen ndaj Koln, në përballjen e Bundesligës, të mbajtur në BayArena. Miqtë rezistuan në pjesën e parë, por nuk e bënë dot diçka të tillë, në të dytën. Martin Terrier zhbllokoi shifrat në të 65-tën, me një lëvizje të bukur brenda zonës.
Goli i dytë do vinte në të 72-tën. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Andrich u gjend në vendin dhe kohën e duhur, duke shënuar me kokë. “Aspirinat” janë në vendin e katërt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






