Transmetuar më 13-12-2025, 22:06

Tiranë – 13 dhjetor 2025 – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motomjeti, ndërsa pasagjerja ka mbetur e plagosur.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Prushit, ku një automjet me drejtues shtetasin F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi B. T., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Në një komunikatë të dytë u njoftua se forcat policore arrestuan shtetasin B. M., 33 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë–Ura e Gjolës, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin I. L., 19 vjeç, i cili po ndihmonte një shtetase për të hequr automjetin e saj nga rruga. Si pasojë e përplasjes 19-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Foto arkivi, ilustruese

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit