Transmetuar më 13-12-2025, 20:12

Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, dha një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, ku pati debate të forta me Ervin Salianjin.

I pyetur nga mediat për debatin mes tij dhe Salianjit, i cili i kërkoi dorëheqjen, Noka tha se kjo do të qetësonte vetëm Edi Ramën.

Ndërsa për firmat që deputetët e opozitës dhanë në Kuvend si konsensus për figurën e Endri Shabanit, si Avokat i Popullit, Noka tha se PD dhe Sali Berisha kanë kërkuar ndjesë publike.

“Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë.

PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës”, tha Noka.

Flamur Noka: U bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të marshojmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Do të ketë cikël protestash, deri kur qeveria teknike të trokasë në vendin tonë, për të larguar narkosin dhe t’i hapim rrugë zgjedhjeve të lira. Jemi i vetmi vend në Europë që nuk zhvillojmë zgjedhje të lira, por farsë.

Dorëheqja ime qetëson vetëm një gjë, Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Ky është realitet. Për firmat që janë dhënë për Avokatin e Popullit ne kemi kërkuar ndjesë. PD dhe kryetari kanë kërkuar ndjesë publike. Kanë kërkuar ndjesë edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye se në ngutje e sipër ose në një moment emocional kur ishte çështja e Bashkisë së Tiranës…

Ndërhyjnë gazetarët: Firmat janë dhënë 2 javë pasi ishin anuluar zgjedhjet.

Flamur Noka: Kini durim. Sot në mbledhje Salianji tha se kishte telefonuar 5 deputetë. Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjitshëm të PD ka patur vullnet të shprehur për Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë. Në mbledhjen e grupit kam kërkuar llogari për këtë gabim që është bërë. Ne kemi kërkuar ndjesë, se firma ishte për një fazë paraprake dhe jo për kandidimin e emrave.

Gazetarët ndërhyjnë sërish: Janë firmosur në datën 2 dhjetor…

Flamur Noka: Në datën 2 dhjetor, kreu i grupit parlamentar ka dërguar një kërkesë në Kryesinë e Kuvendit ku kërkon të tërhiqen firmat dhe aty janë të gjitha firmat e deputetëve të PD. Neni 70 i rregullores së Kuvendit saktëson se deri në momentin që akti shkon në Kuvend, mund të tërhiqemi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit