

Një situatë alarmante është regjistruar në fshatin Krapës, Fier, ku qindra shpendë kanë ngordhur brenda pak orësh, duke ngritur dyshime për përhapjen e gripit të shpendëve. Sipas banorëve të zonës, ngordhja masive ka ndodhur papritur, ndërsa shpendët kanë shfaqur simptoma të rënda përpara se të ngordhnin.
Banorët shprehen të revoltuar dhe të braktisur nga institucionet, pasi sipas tyre, deri më tani asnjë përfaqësues i autoriteteve të Bujqësisë apo shërbimeve veterinare nuk ka shkuar në terren për të verifikuar gjendjen, për të marrë mostra apo për të vendosur masa karantine.
Gripi i shpendëve, është një infeksion viral që mund të infektojë jo vetëm zogjtë, por edhe njerëzit dhe kafshët e tjera. Shumica e formave të virusit janë të kufizuara te zogjtë. H5N1 është forma më e zakonshme e gripit të shpendëve. Është vdekjeprurëse për zogjtë dhe mund të prekë lehtësisht njerëzit dhe kafshët e tjera që vihen në kontakt me të.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






