Transmetuar më 13-12-2025, 13:50

13 Dhjetor, 20250

MAQEDONI E VERIUT- Me thirrjet “Duam drejtësi” dhe “Hashim Thaçi”, qytetarë dhe veteranë të luftës janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Shkup, në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Tubimi u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe shënon protestën e pestë radhazi në kuadër të një serie manifestimesh që kanë nisur më herët në Prishtinë, Tiranë, Hagë dhe Strasburg, për të vijuar sot në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë protestës, ish-luftëtari i UÇK-së Berat Hajdari u bëri thirrje qytetarëve për solidaritet dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se qëllimi i protestës nuk është kundërshtimi i drejtësisë, por kërkesa për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

“Sot jemi mbledhur për një kauzë që na dhemb dhe na prek thellë si popull. Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Nuk jemi kundër ligjit, por kundër shtrembërimit të historisë. Gjykimi duhet të jetë i drejtë, pa standarde të dyfishta. Duam drejtësi, jo hakmarrje,” u shpreh Hajdari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit