

KUKËS- Policia ka arrestuar një inspektor të IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale të Kukësit, pas akuzave se ka kërcënuar drejtorin e institucionit. Kërcënimet lidhen me një aktkonstatim për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, kryer nga kushëriri i inspektorit, shtetasi M.L.
Inspektori, 46 vjeç dhe banues në Kukës, u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”, ndërsa kushëriri i tij, 33 vjeç, u procedua për “Shpërdorim të tokës”, pasi kishte kryer gërmimin e tokës në zonën përkatëse.
Njoftimi:
Kukës/ Kanosi Drejtorin Rajonal të IKMT-së Kukës, për shkak të një aktkonstatimi, vihet në pranga inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës.
Procedohet penalisht edhe shtetasi që kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë (kushëri i të arrestuarit).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).
Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






