

SHKODËR- Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi mesditën e djeshme pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër. Të arrestuarit janë K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa hetimet janë nisur edhe për pesë të mitur, katër prej tyre të moshës 17-vjeçare dhe një 16-vjeçar, që u përfshinë gjithashtu në sherr.
Policia bën me dije se përplasja ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit” për motive të dobëta, duke shkaktuar dëmtime të lehta te dy të miturit 17-vjeçarë. Autoritetet kanë nisur procedimin penal dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).
Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






