

13 Dhjetor 2025, Lecce
Lecce siguroi një fitore 1-0 ndaj Pisës, por suksesi u shoqërua me një lajm jo të mirë për ekipin dhe tifozët. Mesfushori kuqezi Medon Berisha u detyrua të lërë fushën që në minutat e para të ndeshjes pas një dëmtimi në këmbë.
Pas vetëm 10 minutash lojë, Berisha u shtri në tokë duke shfaqur shqetësim të dukshëm, ndërsa u largua nga fusha me barelë mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të stadiumit. Dëmtimi i tij konsiderohet një goditje e rëndë për Lecce-n, por edhe për përfaqësuesen kuqezi, pasi mesfushori po kalonte një moment shumë të mirë forme.
Në këtë takim spikati Ylber Ramadani, i cili luajti 90 minuta si titullar dhe u vlerësua pozitivisht nga mediat. Pas ndeshjes, Ramadani foli me shqetësim për shokun e skuadrës: “Më vjen shumë keq për Berishën, për vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson dhe shpresojmë ta shohim sa më shpejt në fushë”.
Edhe trajneri Eusebio Di Francesco theksoi se fitorja u zbeh nga dëmtimi i Berishës, duke nënvizuar rëndësinë që mesfushori ka për ekipin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






