Transmetuar më 13-12-2025, 07:23

Një aksident rrugor u shënua mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku dy persona mbetën të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 34-vjeçar humbi kontrollin e automjetit tip "Volkswagen" dhe për pasojë u përpls me murin anësor të tunelit.

Të lënduarit u dërguan në spital për mjekim të specializuar.

“Më datë 12.12.2025, rreth orës 22:35, në tunelin në hyrje të qytetit të Pogradecit, shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, ku është përplasur me murin anësor të tunelit”, njoftoi sot policia.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. Z., dhe shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Memëlisht, pasagjer në mjet, të cilët u dërguan në spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit