

Tiranë- Kryesia e PD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje urgjente. Një mesazh u është dërguar anëtarëve të Kryesisë ku njofton për mbledhjen që do të mbahet në orën 13:00.
Sipas mesazhi në rendin e ditës do të diskutohet vendimi i marrë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese lidhur me çështjen Balluku.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe qëndrime për situatën e rende politike pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të kryesisë së PD.
Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Pas mbledhjes prej 3 orësh, Kushtetuesja votoi me shumicë votash rikthimin në detyrë të Ballukut, si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






