Transmetuar më 12-12-2025, 19:32

Elbasan, 12.12.2025

Pjesë nga fjala e Berishës:

"Tani fushën e kemi të hapur. Tani është radha jonë. Tani është radha jonë dhe nuk e humbasim kurrë këtë radhë. Nuk është puna këtu as për pushtetin e këtij apo të atij. Por është puna për ekzistencën e këtij kombi. Në tërë historinë e tij nuk ka ndodhur kurrë që në 10 vite të ketë humbur 45% të popullatës. Nuk ka ndodhur kurrë që në 10 vite të ecim mbrapa 100 vite. Sot ne kemi atë tregues lindshmërie që kishim 100 vite më parë. Nga viti 2018, kemi vdekjet shumë më të larta se lindjet. Dhe në qoftë se ecim në këtë mënyrë, këtë që pësuam për 10 vite, ju garantoj që pas 50 vitesh, ky vend s’do të jetë më i shqiptarëve.

Se çfarë do ketë këtu, ne e kemi të vështirë ta marrim me mend, por shqiptarë këtu do mbeten ekzotikë, sporadikë. Pra, këtu kemi të bëjmë me një betejë për ekzistencën e kombit. Kemi të bëjmë me një betejë për shpëtimin e familjes. Miqtë e mi, ligji i ri është ligji jo vetëm i shkonfigurimit të gjinisë njerëzore, por është ligji i ekstremizmit të majtë, i ekstremit të majtë. Prej shekujsh, një nga arritjet më të mëdha të njeriut ka qenë prezumimi i pafajësisë. Domethënë, gjersa të dënohesh je i pafajshëm. Ky ligj të bën fajshëm sapo të vjen dikush e të thotë, më diskriminove. Dhe duhet ti të dëshmosh që nuk e ke diskriminuar.

Është ligji më stalinist, më ekstremist që mund të jetë. Dhe këtë e votoi Edi Rama. Është ligji i censurës. Sepse në qoftë se, prindi i flet fëmijës për gjininë, siç ia ka lindë Zoti. Në qoftë se prifti predikon për gjininë sipas Biblës. Në qoftë se hoxha flet për gjininë sipas Kuranit, dënohet. Dënohet sepse ligji nuk i pranon ato, ligji i dënon ato. Ky ligj që u kalua para një muaji. Pra është një betejë kjo ekzistenciale për ne. Ndaj dhe jam këtu sot për t’u bërë thirrje ju, për t’u bërë thirrje qytetarëve të këtij qarku dhe mbarë shqiptarëve, që të përgatitemi për revoltat më të fuqishme që ka njohur vendi.

Midis nesh ka njerëz të lodhur, e kuptojmë. Ka njerëz të mërzitur, e kuptojmë. Ka njerëz të zhgënjyer, kjo është e vërtetë. Ka njerëz të pakënaqur, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë kontrata me qeverinë, kjo është e vërtetë. Ka njerëz që kanë favore nga qeveria, kjo është e vërtetë. Prapë jam shumë optimist, se përsëri kam bindjen më të thellë se, ka mijëra e mijëra idealistë, të cilët idealin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të familjes dhe të Shqipërisë, të kombit shqiptar, e kanë më epror se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe ne do të nisim një betejë, në të cilën nuk ndalemi më gjerë në fitoren, gjerë në përmbysjen e këtij regjimi dhe fitoren e merituar të Partisë Demokratike," tha Berisha

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit