

Tiranë- Kryedemokrati, Sali Berisha, reagoi pas procesit të zhvilluar dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, duke deklaruar se procedura ishte në përputhje me Kushtetutën.
Berisha, megjithatë, kritikoi ashpër KLP-në për mënyrën si votoi, duke e quajtur institucionin “mizogjenik”, pasi asnjë anëtar nuk mbështeti të vetmen kandidate femër në garë.
“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota që ishte jashtë kushtetuese e nuk mund të qëndronte asnjë ditë në detyrë. Aty ishte një zonjë që tregon se ajo trupë e KLP është mizogjenike, nuk i dhanë asnjë votë. Në KLP nuk shkoi vetë, e dërgoi komisioni”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






