Transmetuar më 12-12-2025, 12:05

Shkodër, 12 dhjetor 2025

Një përplasje mes tre shtetasve ka ndodhur rreth orës 11:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe gjatë tij janë përdorur mjete prerëse. Të përfshirët janë shtetasit A. K. dhe vëllezërit F. Th. dhe K. Th.

Të tre personat janë transportuar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si shenjë mbështetjeje, disa shokë të njërit prej të lënduarve kanë vendosur mbi xhupin e tij një kapelë me mesazhin “Dhimbja nuk vret”, duke shfaqur solidaritet dhe mbështetje morale pas incidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit, ndërsa më poshtë vijon komunikata zyrtare:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Përmetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit