

Shkodër- Një përplasje mes tre shtetasve në lagjen “Kongresi i Përmetit” ka përfunduar me lëndime, pasi gjatë konfliktit dyshohet se janë përdorur mjete prerëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:10, ndërsa të përfshirët janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa më poshtë vijon komunikata zyrtare:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






