

Shkodër, 12 dhjetor 2025
Shkodër, 12 dhjetor 2025
Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se ka ndodhur një konflikt në rrugë për motive të dobëta mes shtetasit A. K. dhe vëllezërve F. Th. dhe K. Th., gjatë të cilit janë përdorur mjete prerëse.
Të tre personat e përfshirë janë transportuar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të jepet informacion më i plotë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).
Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






