

Washington- Faqja që tashmë është aktive dhe pranon aplikime thotë se, për një tarifë përpunimi prej 15,000 dollarësh nga DHS dhe pas miratimit të të dhënave, një kontribut prej 1 milion dollarësh, merrni leje qëndrimi në SHBA në kohë rekord me Kartën Trump Gold.
SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi se plani i tij i imigracionit "karta e artë" ka nisur zyrtarisht. Një sistem që administrata pretendon se do të përshpejtojë procesin e lejes së qëndrimit dhe shtetësisë për emigrantët e pasur me vlerë 1 milion dollarë ose më shumë.
Mediat e huaja shkruajne se, Trump pohon që faqja e internetit do të hapet dhe të gjitha fondet do të shkojnë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Faqja që tashmë është aktive dhe pranon aplikime thotë se, për një tarifë përpunimi prej 15,000 dollarësh nga DHS dhe pas miratimit të të dhënave, një kontribut prej 1 milion dollarësh, merrni leje qëndrimi në SHBA në kohë rekord me Kartën Trump Gold.
Në ABC News shkruhet se, Trump e përshkroi kartën disi si një kartë jeshile, por me një avantazh të madh, duke shtuar se kompanitë tani do të jenë në gjendje të blejnë një kartë dhe ta mbajnë atë person në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë të diplomuarit nga shkollat kryesore si "Wharton School of Finance, Stern Business School, Harvard dhe MIT".
"Padyshim, ata duhet të jenë perfektë, njerëzit në Amerikë. Pasi të kenë kaluar verifikimin pas pesë vitesh, ata do të jenë të gatshëm të bëhen qytetarë. Programi mund të gjenerojë miliarda dollarë për Thesarin e SHBA-së." u shpreh sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick.
Komentet e presidentit në lidhje me Kartën e Artë ishin gjithashtu në kontrast të fortë me retorikën e ashpër anti-emigrantë të mbajtur në eventin e tij një natë më parë. Trump ka njoftuar kufizime të reja dhe gjithëpërfshirëse mbi imigracionin. Ai ka pretenduar se do të pezullojë imigracionin nga të gjitha vendet e Botës së Tretë dhe se do të ndalojë të gjitha vendimet për aplikimet për azil pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare muajin e kaluar në Uashington, DC.
Politikat dhe retorika e Trump mbi imigracionin janë përballur me kritika gjatë mandatit të tij të dytë, përfshirë reagimin ndaj politikave të administratës së tij për deportimin masiv dhe ndërprerjen e vendimeve për azil pas të shtënave në Gardën Kombëtare
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






