Transmetuar më 12-12-2025, 10:52

Vlorë, 12 dhjetor 2025

Dalja në pah e detajeve të reja ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së pengmarrjes së 39-vjeçarit Fisnik Xhaka nga Kosova, i cili u mbajt për rreth dy javë në një apartament në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë, që prej 28 nëntorit. Në banesën e përdorur nga Julian Zogaj ndodheshin kamera të brendshme dhe të jashtme sigurie, përfshirë një kamerë të vendosur në derë.

Apartamenti ndodhej rreth 300 metra nga komisariati i Policisë së Vlorës. Sipas burimeve hetimore, konflikti ka nisur për një shumë prej 70 mijë eurosh që lidhej me marrjen e një sasie lënde narkotike jashtë Shqipërisë. Xhaka dyshohet se kishte dalë garant për pagesën e kësaj shume, e cila nuk është kryer, dhe autorët dyshohen se e kanë mbajtur peng duke i kërkuar shlyerjen e detyrimit.

Gjatë periudhës së mbajtjes peng, ndaj tij dyshohet se është ushtruar dhunë dhe presion për të dorëzuar shumën e pretenduar. Pas operacionit të Policisë, i kërkuari u gjet dhe u lirua, ndërsa tre personat e identifikuar si të dyshuar u arrestuan.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Fisnik Xhaka nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet në lidhje me rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit