Transmetuar më 12-12-2025, 10:35

Vlorë, 12 dhjetor 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre shtetas të dyshuar për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një qytetari nga Kosova për rreth dy javë. Në kuadër të operacionit “Hostage”, janë arrestuar Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, pas denoncimit të bërë nga e motra e personit të dëmtuar.

Sipas hetimeve paraprake, 39-vjeçari Fisnik Xhaka është mbajtur që prej 28 nëntorit në një banesë në zonën e “Rrugës së Re” në Vlorë, ku dyshohet se është dhunuar dhe iu është kërkuar shuma prej 70 mijë eurosh për lirimin e tij. Gjatë operacionit, Policia bëri të mundur lirimin e menjëhershëm të tij dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor.

Gjatë kontrollit të banesës, në posedim të Julian Zogajt u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një radio komunikimi e ngjashme me ato të Policisë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit