Transmetuar më 12-12-2025, 08:50

Në një lëvizje të paprecedentë, fituesi i Eurovisionit ka njoftuar se po kthen mbrapsht trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit.

Ky zhvillim i bashkohet vendimit të disa shteteve për të tërhequr pjesëmarrjen e tyre nga Eurovision 2025 që presupozohet të mbahet në Izrael.

Në një njoftim publik, këngëtari 26 vjeçar nga Zvicra, Nemo tha se po kthen trofeun e fituar, si protestë ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e vitit të ardhshëm.

"Ekziston një konflikt i qartë midis ideve të Eurovision për unitet, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë dhe vendimit për të lejuar Izraelin të garojë.

Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij festivali dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si person dhe artist, sot nuk ndjej më se ky trofe i përket raftit tim.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit