

Aksion i koordinuar në veri të vendit, dy persona ndalohen pas ndërhyrjes së forcave speciale
Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një operacion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë arrestuar Elvin Merlika dhe Fred Xhixha, të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktivitet kriminal.
Elvin Merlika ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2022 dhe akuzohet nga SPAK si i dyshuar për veprën penale të “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Endrit Dokles.
Operacioni është kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për llogari të SPAK. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe armë zjarri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






