Transmetuar më 11-12-2025, 22:21

Policia e Vlorës ka shoqëruar katër persona të dyshuar për mbajtjen e paligjshme të një shtetasi nga Kosova, i cili sipas të dhënave paraprake kishte qëndruar i izoluar për rreth dy javë në një banesë pranë “Rrugës së Re”.

Sipas informacioneve zyrtare, të shoqëruarit janë banorë të zonës së Lumit të Vlorës dhe dyshohet se i kanë kërkuar 70 mijë euro qytetarit kosovar. Gjithashtu, dyshohet se ai është keqtrajtuar gjatë kohës që ka qenë i ndaluar.

Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të bërë nga motra e tij, që jeton në Suedi. Pas marrjes së informacionit, policia ka lokalizuar banesën dhe ka shoqëruar katër personat e përfshirë, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit