Transmetuar më 11-12-2025, 22:02

MAQEDONI E VERIUT – Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore madhore 2-0 ndaj Slovan Bratislavës në raundin e pestë të Conference League-s, një rezultat që e mban skuadrën kuqezi plotësisht në lojë për kualifikimin, të paktën drejt fazës playoff. Të udhëhequr nga atmosfera fantastike në Tetovë dhe me një lojë të ekuilibruar në të dyja fazat, kuqezinjtë treguan karakter, vendosmëri dhe efikasitet në momentet kyçe të ndeshjes.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 33-të, kur një këndore e pasuar me rrezik krijoi konfuzion në zonën sllovake. Kenan Bajriç u ngrit për të larguar topin me kokë, por devijimi i tij përfundoi në rrjetën e vet, duke i dhënë Shkëndijës avantazhin 1-0.

Pas golit, kuqezinjtë fituan më shumë besim dhe nisën të kontrollojnë ritmin, ndërsa Slovan reagoi me ndërhyrje të ashpra, si ajo e Rahim Ibrahim që u ndëshkua me të verdhë në minutën e 43-të.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Shkëndija goditi sërish. Sebastjan Spahiu, pas një asisti të bukur nga Ronaldo Webster, depërtoi me personalitet në zonë, la pas mbrojtësin dhe lëshoi një goditje të pakapshme në cepin e poshtëm të djathtë për 2-0, duke elektrizuar stadiumin dhe duke i dhënë skuadrës një avantazh të artë për pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Shkëndija ngjitet në kuotën e shtatë pikëve pas pesë ndeshjesh (dy fitore, një barazim dhe dy humbje), duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik. Tani gjithçka do të vendoset në takimin e fundit, ku kuqezinjtë do të kenë mundësinë të tentojnë të marrin pikë të tjera të arta me AEK Lanarca-n në transfertë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit