Transmetuar më 11-12-2025, 21:20

Presidentet e Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian, Ursula von der Leyen dhe Antonio Kosta, i prishën humorin Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Bruksel. Ata i thanë se “mbeten plotësisht të përkushtuar për të parë një Serbi demokratike në BE”, përcjell A2 CNN.

Von der Leyen dhe Kosta njoftuan në X se kishin diskutuar rëndësinë e përshpejtimit të reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe lirisë së medias, me Presidentin serb. Gjatë kësaj vizite është shënuar edhe një incident. Vuçiç i tha Von der Leyen se “sapo mori një mesazh nga Moska”, teksa ata po dilnin para kamerave për foton e rastit.

Presidentja e KE-së e irrituar ia kthen: “në rregull, le të presin”. Ky shkëmbim u regjistrua nga kamerat dhe tërhoqën shpejt vëmendjen e gazetarëve europianë, për shkak të tensioneve mes Brukselit dhe Moskës.

Një tjetër detaj i kësaj vizite ishte dhe përgjigja që presidenti serb pati ndaj kryeministrit të Malit të Zi, që u tall me idenë e tij për një pranim të Ballkanit Perëndimor në BE së bashku. “Do të gëzohem për çdo sukses të njerëzve në Shkup, Banja Luka, Elbasan… Cili është problemi me këtë?”, u shpreh Vuçiç duke sqaruar se liderët e BE-së i kishin kushtuar vetëm 2 minuta idesë së tij. A2CNN

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit