Transmetuar më 11-12-2025, 18:03

Kryeministri Rama uron drejtuesin e ri të SPAK-ut dhe vlerëson mandatin trevjeçar të paraardhësit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i cili u përzgjodh mes katër kandidatësh për të udhëhequr institucionin në mandatin e tij të tretë. Rama ka vlerësuar gjithashtu punën dhe arritjet e pamohueshme të drejtuesit aktual gjatë tre viteve të drejtimit të SPAK-ut.

Në deklaratën e tij, Kryeministri theksoi se SPAK ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, me qëllim që institucioni të përmbushë misionin e tij në mënyrë të pavarur dhe në kushte optimale.

E plotë: "Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet." /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit