

GJIROKASTËR – Pas një hetimi disa mujor, të zhvilluar me metoda proaktive nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Policia finalizoi operacionin “Trace the Flow”, duke goditur dy subjekte “Exchange” në Tiranë dhe Gjirokastër, që dyshohet se jepnin para me fajde nga burime kriminale.
Sipas informacioneve paraprake, në Tiranë u arrestuan shtetasit Aleksandër Veneti dhe Emiljano Dhoga (Kuburi).
Ndërsa në Gjirokastër, gjatë fazës së ekzekutimit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Rebani Koçiu, 56 vjeç
Lutmir Koçiu, 59 vjeç
Paqësor Koçiu, 28 vjeç
Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, Bufe Koçiu, 27 vjeç.
Sekuestrimet
Nga dy subjektet “Exchange” dhe banesat e të arrestuarve u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash dhe prova materiale:
26 963 200 lekë
132 760 euro
42 596 dollarë amerikanë
8 780 paund
10 380 franga zvicerane
3145 dollarë kanadezë
85 720 lira turke
18 blloqe me shënime
6 kompjuterë
6 celularë
materiale të tjera që shërbejnë hetimit
Dyshimet dhe akuzat
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasit jepnin para me fajde përmes dy subjekteve “Exchange”, duke përdorur fonde të përfituara nga veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për vijim të hetimeve për veprat penale:
“Skemat mashtruese dhe piramidale”
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”
“Fshehja e të ardhurave”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






